Përbërësit:
- 500 gr miell ( i zi)
- 20 gr miell i bardhe
- 25 gr tharm buke
- kripë.
Përgatitja:
Përzihen mielli i zi dhe i bardhë bashkë, shtohet pak kripë.
Në mes të miellit bëhet një vrimë në të cilën hidhet tharmi i bukës i shkrirë në ujë të vakët.
Përgatitet brumë i fortë dhe lihet që të qëndrojë në mënyrë që të fryhet.
Brumi ndahet në katër pjesë, punohet dhe nga ky brum përgatiten toptha të cilat shtrihen në trashësi prej 2 cm.
Ngrohet furra në temperaturë 200 gradë celsius dhe pjekën simitet derisa të marrin ngjyrë të kuqërremtë.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.