Perbersit:
20 kokrra nohut
pak kripë
15 gr miell
160 ml kos
40 ml vaj
30 gr sheqer
miell
5 gr kripë.
Pergatitja:
Nohuti copëtohet me cekan kuzhine. Pastaj vendoset në një kavanoz të pastër qelqi. I shton pak kripë dhe 3 lugë receli miell. Mbi këtë masë hedh një gotë me ujë të nxehtë (80 gradë).
Masa përzihet me lugë druri derisa të bëhet homogjene. Mbështillet mirë me pecetë kuzhine dhe vendoset në vend të ngrohtë që të fermentohet gjatë natës.
Në mëngjes masën e përzien sërish me lugë dhe ia shton edhe 80 ml ujë të nxehtë. E përzien, e mbulon dhe sërish e vendos të fermentohet në vend të ngrohtë.
Pasdite, tharmi i nohutit “ndahet” nga pjesa me miell dhe “del” në sipërfaqe të përzierjes. Atëherë e merr e kullon dhe me të nis e bën brumin e simiteve.
Për të formuar brumin shtojmë edhe 160 ml kos, 40 ml vaj, 30 gr sheqer dhe 5 gr kripë. E bën brumin si për bukë dhe e vendos të fermentohet në ambient të ngrohtë për 2 orë.
Pastaj e ndan në format e dëshiruara dhe brumi pushon edhe 30 min të tjera. Para pjekjes, simitet lyhen sipër me qumësht.
Piqen në furrën e parangrohur në 250 gradë, derisa të skuqen mirë.
Ju bëfshin mirë.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.