Përbërësit:
- 1 gote qumësht te vaket
- 1 luge maja
- 2 vezë
- ½ gote vaj
- 2 luge te vogla sheqer
- 1 luge e vogle kripë
- 4-4.5 gote miell
- 2 gota djathë mocarele
- 200 gr djathë
Për Lyerjen:
- 1 vezë
- susam.
Pergatitja:
Ne nje ene qesim majen,sheqerin,qumeshtin e vaket dhe perzijme,leme te fermentohet.
Pastaj shtojme vezet,vajin dhe miell gradualisht derisa te behet nje brum i bute.
Pasi brumi dyfishohet,ne tavolinen e punes te permillur,nxjerrim brumin dhe formojm toptha te cilet pasi i rrumbullaksojme,shtrijme paksa me dore.
Ne mes te seciles pjese te brumit te shtrire,qesim nga pak mocarele dhe djath dhe mbyllim prap duke i dhene nje forme ovale.
Simitet i veme ne tepsi te mbuluar me leter per pjekje.
Pasi qendrojne edhe per 20 minuta te mbuluara.
Para se ti veme ne furre i lyejm me vezen e tundur dhe qesim susam.
Pjekim ne 200 grade per 20-25 minuta.
Ju befte mire!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.