Përbërësit:
▪ 250 g miell,
▪ 75 g gjalpë,
▪ 1 dl qumësht,
▪ një gotë ajkë,
▪ të verdhë të vezës,
▪ një qese e vogël pluhur për simite,
▪ një lugë e vogël kripë
Përgatitja:
Ngjishni brumin nga të gjithë përbërësit dhe shtrijeni me okllai.
Me gotë apo me dorë bëni simitet.
Lyeni me të bardhët e mbetur të vezës, sipas dëshirës qitni susam, qimon apo fara luledielli dhe piqni në 180 gradë derisa të skuqen.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.
ADVERTISEMENT