SINJAL KAMPIONI! Interi mposht Napoli pas 98′ betejë dhe i afrohet kreut me 4 pikë (VIDEO)

spot_imgspot_img

Fitore e madhe, me peshe, e vuajtur, e djersitur. Interi mposht Napoli 3-2 por sa dritherima ne fumnd te ndeshjes me skuadren e Spalletit qe preku 3-3 dy here me Mertens. Me kete sukses, zikalterit i afrohen kreut me 4 pike.

Pjesa e parë – Napoli e ka nisur mjaft fort sfidën dhe në gabimin e parë të Interit, me Barella që ka mbajtur më shumë topin dhe ia kanë marrë, gjeti golin me Zielinski (goditje në hyrje të zonës)

Më pas, zikaltërit patën një reagim kampionësh, duke gjetur penalltinë e Calhanoglu për prekje me dorë të Koulibaly (goditje e Barella brenda zone)
Turku nuk ka falur nga pika e bardhë, ashtu si ndaj Milanit.

Në fund të pjesës së parë, pasi Napoli pati shans me Osihmen për të shënuar sërish, një goditje këndi kthehet e çmuar për golin e 2-1: krosim i Calhanoglu dhe Perisic me kokë devijon aty ku Ospina mbërrin me vonesë.

Pjesa e dytë – Interi e nis duke menaxhuar dhe duke pritur një kundërsulm, për të mbyllur ndeshjen, Napoli që sulmon. Dhe, pikërisht në një kundërsulm, Correa niset i vetem në mesfushë dhe në fund pason për Lautaro, që nuk mendohet dy herë dhe godet me diagonale duke shënuar.

Por, Napoli zgjohet në fund dhe Mertens realizon një supergol pasi Napoli fiton top në hyrjen e zonës së Interit, duke ngushtuar në 3-2.

Pas 8 minutash shtese dhe pasi nje pritje e Handanovic con topin ne traverse duke shpetuar Interin nga 3-3. Ne minuten e 97′, Mertens gabon totalisht brenda zones dhe fal golin! Skuadra e Inzaghit merr 3 piket.

 

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu