Përbërësit:
gjysme pako biskota petit beure.
Për karamel:
1.5 gota sheqer, 1 gote te çajit Krem, 75 gr gjalpë, 1 gote fëstek ose lajthi.
Përmbi:
çokollatë te shkrire.
Përgatitja:
Në një kallëp rëndisni biskotat, për përgatitjën e karamelit vendosni sheqerin në tenxhere dhe fërgone derisa fillon ti ndrojë ngjyra, pastaj i shtoni kremë, ujë dhe gjalpe.
Rreth 4 minuta lëreni në atë temperaturë pastaj largoni nga zjarri dhe ia shtoni lajthitë osë fëstëkat.
Përmbi biskotat e rëndisura e derdhni këtë përzierje të karamelit, pastaj një rend të biskotave dhe përmbi ia derdhni çokollatën e shkrirë.
Snikersin e përgatitur e vendosni në frigorifer për ngrirje ku duhët të qëndroj më së paku 30 minuta.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.