Perbersit:
500 gr petë për pite
1 kg spinaq
500 gr djath feta
2 qepë të reja
1 qepë
100 ml vaj ulliri
2 lugë gjelle qumësht
1 lugë reçeli mentë të thatë
2 lugë reçeli kopër
4 vezë.
Pergatitja:
Spinaqin pastrojeni dhe lajeni mirë. Kullojeni dhe grimcojeni.
Qepën fërgojeni në vaj ulliri derisa të zbutet.
Shtoni spinaqin, mentën, qepën e re të grirë dhe përziejeni masën pak nga pak.
Pastaj lëreni të ftohet. Pasi të jetë ftohur shtoni 3 vezë të rrahura, djathin feta dhe përziejini mirë të gjitha.
Tepsinë ku do të piqet pitja lyejeni me vaj. Më pas rendisni në të gjysmën e petëve për pite.
Sipër petëve hidhni nga masa e përgatitur dhe sipër tyre shtoni petët e mbetura.
Piten e përgatitur lëreni në frigorifer për gjysmë ore. Më pas priteni në katrorka.
Vezën e mbetur rraheni me qumësht dhe me të lyejeni sipër piten.
Spanakopita piqet në furrën e parangrohur në 180 gradë për 45 minuta.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.