Përbërësit:
1 Pako me petë sfoliate
4-5 Kokrra molle të verdha
100 gr gjalpë
120 gr sheqer
150 gr arra
100 gr rrush i thatë
2 Lugë të vogla kanelle
1 Filxhan kafeje rum
1 Lugë galete ose 2 biskota pa yndyrë
Sheqer pluhur
Përgatitja:
Në një tigan shkrijmë gjalpin.Qërojmë dhe presim në kubikë te hollë mollen.Më pas shtojmë 120 gr sheqer, të barabartë me 8 lugë gjelle. I trazojmë duke shtuar dhe dy lugë kafeje kanellë. Shtojmë biskota të thërrmuara si galetë.
Rrushin e thatë e kemi futur 10 min më parë në një filxhan kafeje rum. E kullojmë dhe e shtojmë ne tigan.I trazojmë për dy-tre min, i heqim nga zjarri dhe në fund shtojmë arrat e thërrmuara ( jo deri në pluhur).E lëmë salcën mënjanë te ftohet pak. Më pas hapim petën e sfoliatës, e ndajmë peten pergjysmë, hedhim masën e përgatitur me mollë në mes dhe bashkojmë anët nga lart poshtë. I presim në madhësi sipas dëshirës dhe i shtrojmë ne nje tavë të lyer shume pak me gjalpë. I fusim në furrën e paranxehur ne 180 gradë dhe i lëmë për 25-30 min. I nxjerrim nga furra, pasi te ftohen pak i pudrosim me sheqer pluhur. Kështu janë gati për t’u shërbyer në pjatancë.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.