Perbersit:
250 gr gjethe hithrash të freskët
1 qepë
3 thelpinj hudhre
1 spec
1/2 selino
1 karrotë
2 patate
kripë
vegetë PODRAVKA
ajkë për gatim.
Pergatitja:
Hithrat i përvëlojmë dhe të gjitha perimet e tjera i pastrojmë e grijmë sipas dëshirës.
Të gjitha i fërgojmë për pak minuta në vaj. Kur të jenë zbutur, masës ia shtojmë një litër lëng perimesh ose buljon. Shtojmë edhe kripën e mëlmesat sipas dëshirës.
E lëmë gjellën të ziejë derisa të zbuten perimet. Pastaj masën e bluajmë në blender. Para shërbimit, sipas dëshirës, mund t’i shtojmë edhe pak ajke për gatim dhe eventualisht mëlmesa shtesë.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.
ADVERTISEMENT