Perbersit:
1/2 qepë
2 lugë gjelle miell
5 lugë gjelle vaj
3 thelpinj hudhër
1 lugë gjelle magdanoz
2 karrota
1 lugë gjelle pure domatesh
250 gr patate
350 gr bizele
mëlmesa.
Pergatitja:
Qepën e pastrojmë dhe e imtësojmë. E fërgojmë në vaj të nxehtë pak dhe më pas i shtojmë miellin, hudhrën e copëtuar magdanozin dhe karroat e grira imët.
Perimeve u shtojmë një litër ujë, i kriposim dhe i ziejmë për gjysmë ore në temperaturë mesatare.
Më pas supën e kullojmë, por lëngun nuk e hedhim.
Perimet (patatet e bizelet) i qërojmë dhe i hedhim në supë. Përziejmë mirë e shtojmë edhe pak kripë, piper e pure domatesh.
Shtojmë edhe pak ujë nëse është nevoja, pasiqë supa nuk duhet të mbetet shumë e trashë.
Supa zihet derisa të zbuten patatet dhe bizelet.
Në fund shtojmë mëlmesa sipas dëshirës dhe supën e shërbejmë me kocka buke të thatë.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.