Përbërësit:
500 gr spinaq
25 gr gjalpë
1 tufë qepë e njomë
1 presh (vetëm e bardha e tij)
2 degë selino (të vogla)
1 patate (e vogël)
1/2 luge çaji piper (i grirë në çast)
1 lt lëng perimesh (ose lëng pule)
150 gr shtalpë
Përgatitja:
Ngrohni në zjarr në një tigan të madh, gjalpin. Shtoni qepët e njoma të grira imët, preshin dhe pataten e prerë në kubikë dhe selinonë.
Kavardisini për gati 10 minuta në temperaturë mesatare. Mos harroni trazojini herë pas here.
Shtoni lëngun e perimeve apo të pulës dhe lërini ziejnë të gjitha së bashku për gati 10 minuta të tjera derisa patatja të jetë zbutur.
Më pas shtoni spinaqin dhe gatuajini të gjitha së bashku edhe për 2-3 minuta.
Këto grijini të gjitha në grirëse. Lërini edhe për një minutë tjetër në zjarr në mënyrë që të marrin shijen.
Shtoni shtalpën dhe rregullojini me piper.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.