Përbërësit:
300gr biskota,
200gr fiq të thatë,
100gr gjysma thelpinjë arrash,
250gr gjalpë,
50gr qokollatë për gatim,
300gr sheqer,
16 lugë ujë.
Përgatitja:
Fiqve ua presim bishtat dhe sipër tyre hedhim ujë të valuar, për t’u zbutur.
I thërrmojmë biskotat me petës dhe i vëmë në enë të madhe e të thellë.
Në tenxhere në zjarr e hedhim ujin dhe sheqerin. Pasi zien sheqeri, në tenxhere e shtojmë gjalpin. Përmbajtjen nga tenxherja e shtojmë në enën e thellë. Qokollatën e thyejmë dhe e shtrojmë në enë. Përziejmë, që qokollata të shkrihet më shpejtë.
E hapim fikun e parë. Në brendi të fiqve vëmë nga dy gjysma thelpinjë arrash.
Me dorë marrim nga brumi nga ena e thellë. E shtypim brumin me duar dhe në mes të brumit e vëmë fikun. Me duar bëjmë një top. Topat i kalojmë në kokos dhe i rendisim në pjatë. Pasi shtrëngohen, qdo top e presim përgjysmë.
Embëlsirat i rendisim në pjatën për servirje.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.