Përbërësit:
- 2 litra qumësht
- 2 gota oriz
- 1,5 gota ujë
- 1,5 gota sheqer.
Pergatitja:
Orizin e vendosim në tenxhere për vlim me ujë, pasi fillon të vlojë ia shtojmë qumështin e vakët.
Pasi fillon të vlojë, ia shtojmë sheqerin dhe e ziejmë rreth 20-25 minuta.
Pas zierjës së nevojshme, glazurën e ndajmë nëpër tasa ose kallëpa, e vendosim në frigorifer për pritje rreth 1 orë, pastaj mund ta shërbeni.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.