Përbërësit:
1 litër qumësht
1 filxhan i vogël kafeje oriz
4-5 lugë sheqer.
Përgatitja:
Në qumështin e nxehtë, por jo të valë, hidhet orizi i larë . Përzihet gjersa të fillojë të vlojë. Ulet temperatura dhe duke e përzier kohë pas kohe, zihet në zjarr të mesëm afro 1 orë, gjersa të zbuten kokrrat e orizit.
Hidhet sheqer sipas shijes, vlohet edhe 5 minuta, pastaj derdhet në enë të vogla. Mbi mund t’i hidhet kanellë ose arra të bluara. Shërbehet pasi të ftohet mirë./ Emathja.com
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.
ADVERTISEMENT