Tarta me Reçel Manaferre

spot_imgspot_img

Përbërësit:
90 gram gjalp në temperaturë ambienti,
90 gram sheqer pluhur,
50 gram niseshte misri,
180 gram miell,
1 vezë,
Pak kripë,
Reçel manaferre.

Përgatitja:
Në një enë perzjemë me dorë gjalpin me sheqerin pluhur, derisa të krijohet një masë homogjene. Më pas shtojmë vezen. Sërish e përzjejme masën dhe më pas shtojmë kripën, miellin dhe niseshtenë. Krijohet një masë brumi e butë. Ketë masë e mbeshtjellim me qese kuzhine dhe e fusim në frigorifer për një orë. Më pas e nxjerrim dhe e hapim brumin me . Marrim format e tartave , i lyejmë me gjalp dhe vendosim brumin e hapur.e shpojmë pak me pirun parase ta çojmë në furrë. E çojmë për tu pjekur në furrë për 10 deri ne 15 minuta në 180 gradë. Pasi të ketë marrë një ngjyrë ari, e nxjerrim dhe i hedhim reçelin. Gjithashtu me brumin e mbetur, krijojmë ca shirita të cilat i femdosim sipër, duke u kombinuar me njëri tjetrin, si në foton e treguar. E çojmë sërish në furrë edhe për 5 deri ne 7 minuta. E nxjerrim dhe tashmë është gati!
Ju bëftë mirë!


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakTorte Shah
Artikulli tjetërRolladë me Çokollatë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu