Perbersit:
2 vezë
1 gotë çaji turk vaj
1 gotë çaji turk sheqer
½ lugë e vogël sodë bikarbonë
miell
arra
Për sherbetin:
350 ml ujë
200-250 gr sheqer.
Pergatitja:
Vezët i rrahim bashkë me vajin e sheqerin. Shtojmë sodën bikarbonë dhe vazhdojmë me rrahjen e masës duke shtuar edhe miellin gradualisht.
Pastaj, marrim nga brumi dhe formojmë toptha të vegjël, të cilët I rendismin në tepsinë e lyer me vaj.
Tatlia e përgatitur kështu piqet në furrën e parangrohur në 250 gradë për 10 minuta.
Gjatë kësaj kohe ziejmë edhe sherbetin, të cilin të nxehtë ia hedhim tatlisë së sapopjekur.
Ju bëftë mirë.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.