Të gjithë kundër Tiranës, a janë gati bardheblutë?

spot_imgspot_img

Një kampionat i ri nis pothuajse përherë nën okelion, “të gjithë në ndjekje të kampionëve, apo të gjithë kundër kampionëve“, në këtë rast është të gjithë kundër Tiranës. Bardheblutë, kampionë në fuqi, ky prag kampionati i gjen pas një fushate të dështuar në Europë, (këtu nuk është se bëjnë diferencë të madhe me rivalët vendas), por mbi të gjitha në fazë rikonstruksioni në aspektin e organikës.

Pas miqësores me Erzenin, Orges Shehi e bëri të qartë nevojën për përforcime të shpejta, ndërkohë që me merkaton që ende vazhdon, për të bërë planet teknikut i duhet të përballet me një formacion që ngjason si një ekuacion me shumë të panjohura. Seferi me valixhet gati, dihej që në fund të edicionit të kaluar që kryegolashënuesi do të ndryshonte kampionat, dhe tani për sulmuesin pritet vetëm oferta e duhur.

E njëjta gjë vlen edhe për Xhixhën dhe madje dhe Visar Bekajn, dy emra të tjerë që kanë interes në merkato nga klubet e huaja. Të gjithë kolona të skuadrës në sezonin e titullit kampion, ashtu si dhe Totre apo Hoxhallari që ngrenë pikëpyetje serioze mbi faktin se Tirana e sezonit që vjen do të jetë më e fortë apo më e dobët se ajo e sezonit të kaluar.

Janë afruar deri më tani lojtarë si  Aleksi, Husein, apo Florent Hasani e megjithatë, përtej pritshmërive për momentin organika ka mangësi, duke nisur nga qendra e sulmit ku David De Silva nuk është se ngroh shumë përgjatë këtij viti kalendarik.

Klubi është në lëvizje dhe emrat e fundit që përfliten në orbitën e merkatos bardheblu janë të rëndësishëm, lojtarë si Sherif Kallaku apo Albion Marku, megjithatë për momentin gjithçka është në kuadrin e zërave, Tirana në fushë mbetet ende një skuadër e paformatuar, të paktën në lartësinë e një kampioneje, që e di që me fillimin e kampionatit do ti ketë të gjithë kundër.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

/ www.emathja.com

© 2022, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu