Talenti i Barcelonas, Pedri, fituesi i freskët i çmimit Kopa, i intervistuar nga France Football zbuloi një histori të lidhur me karrierën e tij, qe shume pak ose askush nuk e dinte me pare…
“Kam kaluar një javë në stërvitje me Real Madridin, në të ftohtë, por për ta nuk kisha nivelin që dëshironin.
Prandaj, shkova te Las Palmas, një zgjedhje e natyrshme gjithsesi, sepse çdo fëmijë kanarian ëndërron të luajë atje.
Pa Las Palmas, nuk do të isha këtu tani. Mësova shumë dhe Pepe Mel ishte themelor në procesin tim të rritjes”.
Trajneri i Las Palmas ne ate kohe, Mel, ka rrefyer dhe se besonte te djaloshi qe kur ishte 15 vjec dhe e hodhi ne ekip te pare 16 vjec…
/ www.emathja.com
© 2021, Emathja.com. All rights reserved.