“Tek ne nuk ka një gjë të tillë”, De Bruyne kritikon hapur PSG-në

spot_imgspot_img

Në një intervistë për France Football, Kevin de Bruyne ka folur për filozofitë e ndryshme në merkato të Manchester City dhe Paris Saint-Germain:

“Grupi ynë është i lehtë për t’u menaxhuar, nuk ka individualistë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Kur ka shumë karaktere të ndryshëm, problemet vijnë shumë shpejt”, ka thënë belgu.

“Askujt nuk i pëlqen të qëndrojë në stol, por të gjithë duan më të mirën për City-n. Drejtuesit tanë kërkojnë lojtarët më të mirë, por duan të dinë edhe diçka mbi jetën personale, për mënyrën si sillet një lojtar me të tjerët. Dinë si të krijojnë një grup.

“Është pak ndryshe në krahasim me atë që bëhet te PSG, është një filozofi tjetër, edhe pse kjo nuk do të thotë se është më e mirë. Unë ndihem me fat që jam te kjo skuadër”.

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu