Përbërësit:
sipas nevojes biskota për tiramisu
Kremi me manaferra:
600 gr manaferra të kuqe
1/2 gote lëng portokalli
2 lugë gjelle sheqer pluhur
Për kremin e bardhë
400 gr djath mascarpone
200 ml ajkë e ëmbël
lëng me shije vanilje
4 lugë gjelle sheqer pluhur
Për dekorimin:
boronica
sheqer pluhur.
Pergatitja:
Manaferrat i hedhim në enë, shtojmë lëngun e portokallit, sheqerin dhe i shtypim ngapak me lugë.
Djathin mascarpone e miksojmë me ajkën, sheqerin e lëngun e vaniljes derisa të shndërrohet në krem të dendur.
Në tepsinë me diametër 24 cm shtrojmë letrën për pjekje. Sipër letrës shtrojmë biskotat për tiramisu të thyera në copë disa-centimetërshe.
Sipër biskotave hedhim gjysmën e masës së manaferrave të përgaditura më herët, ndërsa sipër tyre shtojmë gjysmën e kremit të përgatitur.
Më pas shtojmë shtresën e dytë të biskotave të thyer e sipër tyre sërish shtojmë manaferrat.
Pastaj shtojmë gjysmën tjetër të kremit, sipër kremi shtojmë manaferrat e përziera me pak sheqer pluhur më herët.
Përpara konsumimit, ëmbëlsira duhet të ruhet gjatë natës në frigorifer ose të paktën për 6 orë.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.