Tiramisu me Fruta Pylli

spot_imgspot_img

Përbërësit për salcen me fruta pylli:
500gr fruta pylli te fresketa (ose te ngrira)
100gr sheqer
150gr uje

Përbërësit për kremin e Tiramisu-se:
400gr biskota savoiardi
500gr krem maskarpone
100gr sheqer
5 veze mesatare
2 gota leng frutash pylli (ose luleshtrydhe)
1 bustine vanilje
kakao pluhur ose copeza cokollate
pak kripe

Përgatitja:
Ziejme ne nje tenxhere te vogel per afer 3 minuta 400gr fruta pylli (100gr do ti mbajme per zbukurim ne fund) me ujin dhe sheqerin. I leme te ftohen plotesisht, i kalojme ne mikser dhe me pas ne site duke ndare purène e frutave nga lengu. Lengut te perftuar i shtojme 2 gota leng frutash pylli (te blera me kuti ne supermarket) dhe e leme ne nje ane.

Nderkohe pregatisim kremin e Tiramisù-se duke rrahur me ndihmen e nje rrahesi elektrik te verdhat e vezeve me gjysmen e sheqerit derisa te formohet nje perberje kremoze dhe me ngjyre te verdhe te hapur. I shtojme ketij kremi maskarponen dhe vaniljen pluhur duke vazhduar rrahjen edhe per pak minuta me shpejtesi minimale derisa e gjithe masa te homogjenizohet.

Ne nje ene tjeter rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe, dhe pasi te jete formuar nje perberje qe nuk bie nga ena i shtojme gjysmen e mbetur te sheqerit duke e perziere edhe per pak minuta. Kete mase ia shtojme kremit me te verdha vezesh dhe maskarpone duke e perziere nga poshte lart; ne kete menyre kemi perftuar kremin e Tiramisù-se.

Vendosim me rradhe biskotat Savoiardi ne nje bazament te qendrueshem apo ne nje tave te madhe qelqi dhe fillojme ti lagim me lengun e frutave mesiper derisa te jene komplet te buta, por jo te squllura. I mbulojme biskotat me nje shtrese kremi, shtojme purène e frutave te pyllit dhe veprojme ne te njejten menyre edhe me shtresen e dyte duke patur kujdes qe; nqs ne shtresen e pare biskotat i kemi vendosur horizontalisht, tani i vendosim vertikalisht. E mbulojme embelsiren me kremin e mbetur duke e sperkatur siperfaqen me kakao pluhur apo copeza cokollate te prera imet dhe duke e zbukuruar ne siperfaqe me frutat e pyllit te mbetura (100gr). E vendosim ne frigorifer per 3-4 ore dhe ne kete menyre embelsira jone eshte gati per tu servirur.

Keshillë:
Duke qene se vezet nuk gatuhen, ato duhet te jene shume te fresketa. Nese doni te pregatisni nje recete me me pak kalori, mund te zevendesoni kremin maskarpone me gjize pa kripe (rikota). / Emathja.com

© 2021 – 2022, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakTorte me Portokall dhe Çokollatë
Artikulli tjetërTorte Solemne

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu