Perbersit:
250 gr gjalpë
200 gr jogurt grek
1/2 lugë e mesme kripë
375 gr miell
2 lugë të mesme pluhur pjekurinash
PËR FILLIN
275 gr djath feta
2 vezë
piper të zi.
Pergatitja:
Për brumin, përzini gjalpën me mikser dore deri sa të bëhet kremoz, rreth 2-3 minut. Shtoni jogurtin dhe kripën, dhe rrihni për disa minuta.
Shtoni miellin pak nga pak, deri sa brumi të jetë i butë por pa u ngjitur në anët e enës. Lëreni të pushojë 30 minuta.
Ndërkohë, përgadisim fillin: përziejmë të gjithë përbërësit e fillit, përveç një veze. Mbulojmë me letër pjekje dy enë dhe ndezim furrën në 200 C.
Marrim pak nga brumi dhe formojmë një topth, rreth masës së një arre. Shtypim topthën në një rreth 7cm në diametër.
Mbushim çdo rreth me fill dhe palojmë mbi që të krijojmë një gjysmë rreth. Vendosim në enë për pjekje dhe shtypim anash që të mbyllim mirë piten.
Lyejmë mbi me vezën e mbetur dhe hedhim fara susami mbi, dhe pjekim për 10-15 minuta. Servojmë të ngrohta.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.