Perbersit:
100 gr miell kokosi
100 gr biskota të bluara
100 gr arra të bluara
100 gr sheqer pluhur
Lëng portokalli ose fanta
cokollatë gatimi.
Pergatitja:
Të gjithë përbërësit përziejini mirë. Më pas shtoni gradualisht lëngun, në mënyrë që të lidhet brumi.
Kujdesuni që të mos hidhni lëng më shumë sesa duhet, pasiqë topthat do të bëhen shumë të butë.
Ideale do të ishte që brumi të pushojë pak, derisa të lidhet mirë.
Pastaj nga brumi i formuar krijoni toptha, të cilët pastaj do t’i kaloni nëpër çokollatë të shkrirë në avull.
Pas kësaj, topthat lihen të kullohen. Kur të jenë kulluar plotësisht, janë të gatshme për konsumim.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.