Perbersit:
2 vezë
200 gr kos
150 gr djath
100 gr gjalpë
20 gr tharm buke
550 gr miell
një e verdhë veze.
Pergatitja:
Në një enë rrahim mirë vezën, pastaj shtojmë kosin dhe e trazojmë mirë masën.
Pastaj shtojmë edhe gjalpën e shkrirë. Kur të ftohet gjalpa shtojmë edhe tharmin e bukës të fermentuar, djathin e grimcuar dhe miellin.
Pastaj formohet një brumë i butë, të cilin e lëmë të pushojë për 20-30 minuta. Më pas formojmë topthat e brumit, të cilët i rendisim në tepsinë e lyer me gjalpë.
I lëmë të pushojnë edhe 30 minuta të tjera.
Pastaj i lyejmë me të kuqen e vesë dhe i pjekim në furrën e parangrohur në 180 gradë, derisa të skuqen.
Ju bëfshin mirë.
© 2021, Emathja.com. All rights reserved.