Tort me cokollatë

spot_imgspot_img

Perbersit:

2 gota miell
2 lugë gjelle sheqer
1/4 lugë kripë
¾ gotë gjalpë
një e verdhë veze
2 lugë gjelle ujë
1 gotë ajkë e ëmbël
½ gotë qumësht
1 ½ gotë cokollatë gatimi
2 lugë gjelle sheqer
¼ lugë kripë
2 vezë.

Pergatitja:

Në një enë bëni bashkë miellin, sheqerin e kripën. Shtoni gjalpën dhe përziejini mirë të gjitha derisa të fitoni një brumë pa dromca mielli. Pastaj shtoni të verdhën e vezës dhe ujin.

Miksojini mirë të gjitha derisa të fitoni një masë kompakte.

Brumin e fituar lëreni të pushojë në frigorifer për 30 minuta.

Pastaj tëhollojeni në petë rrumbullake dhe vendoseni në tepsinë përkatëse.

Piqeni të mbuluar me folie alumini për afro 30 minuta në furrën e parangrohur në 180 gradë.

Pastaj, në një enë ngroheni ajkën derisa të marrë valë. Largojeni nga zjarri, shtojani cokollatën e ndarë në pjesë më të vogla dhe përzijini bashkë derisa të shkrihet cokollata.

Shtoni sheqerin e kripën. Vezët rrahini me tel kuzhine e pastaj shtojini tek masa me cokollatë.

Masën e fituar shtrojeni sipër tartit të ftohur dhe piqini të gjitha bashkë në furrën e parangrohur në 190 gradë për 15 deri në 20 minuta.

Ju bëftë mirë.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakTortë pa vezë apo qumësht
Artikulli tjetërRole me kakao

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu