Perbersit:
200 gr bajame të qëruara
180 gr sheqer
200 gr gjalpë
4 vezë
150 gr cokollatë e thjeshtë
sheqer pluhur.
Pergatitja:
Së pari qërojmë bajamet dhe i skuqim në furrën e parangrohur në 200 gradë. Kur të marrin ngjyrë të artë i heqim nga furra dhe i lëmë të ftohen. Më pas i bluajmë në mikser.
Më pas cokollatën e copëtojmë me thikë dhe e vendosim në një enë. Cokollatën e shkrijmë me metodën banjomari (në avull) duke e përzier herë pas here. Mund të përdorni edhe mikrovalën.
Pasi të jetë shkrirë cokollata, e vendosim në një enë tjetër. E përziejmë herë pas here.
Më pas në enën ku kemi gjalpën shtojmë gjysmën e sheqerit dhe të verdhat e vezëve. Në këtë masë pastaj shtojmë cokollatën e shkrirë dhe I përziejmë mirë të gjitha me mikser ose me dorë.
Kësaj mase ia shtoni bajamet e bluara dhe i përzieni mirë me spatulë kuzhine derisa të fitoni një masë homogjene.
Pjesën e mbetur të sheqerit bashkë me të bardhat e vezëve miksojeni mirë në një enë tjetër.
Shkumën e fituar me këtë rast bashkojeni më masën tjetër me bajame e cokollatë duke e përzier nga poshtë lart.
Brumin e fituar e hedhim në një tavë me diametër 24 cm, të cilin e kemi mbuluar me letër. E rrafshojmë mirë dhe e pjekim në furrën e parangrohur në 170 gradë për afro 70 minuta, duke e kontrolluar herë pas here me majën e thikës.
Torta Caprese shërbehet e ftohtë dhe e spërkatur me sheqer pluhur sipër.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.