Përbërësit:
3 banane
300 gramë biskota
1 dl qumësht
buter (margarin)
kakao
150 gramë qokollatë
Përgatitja:
Cdo biskotë duhet zhytur në qumësht të nxehtë dhe duhet renditur në enë. Pastaj, duhet t’i renditni bananet e grira shumë hollë dhe përmbi duhet derdhur qokollatë të shkrirë. Pastaj përsëri duhet t’i renditni biskotat e zhytura në qumësht, bananet dhe përsëri të hidhet përmbi qokollatë e shkrirë. Qokollata duhet të shkrihet në enë ku ka pak qumësht dhe pak buter (margarin). Kur buteri (margarina) të shkrihet, duhet shtuar 150 gr qokollate dhe pak kakao. Kjo duhet të përzihet mirë. Tortën duhet t’a stolisni me biskota të bluara.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.