Perbersit:
3 qeska puding vanilje
2 gota sheqer
250 gr gjalpë
1 l qumësht
5 lugë gjelle ujë
1 gotë miell kokosi
1 gotë bajame të bluara
1 gotë biskota të bluara.
Pergatitja:
Pluhurin e pudingut bëjeni bashkë me sheqer dhe të dyja shkrijini në ujë. Këtë masë hidheni në qumështin e vluar duke e përzier vazhdimisht derisa të trashet.
Më pas kremit shtojani gjalpën dhe miksojini të gjitha bashkë për 5 minuta. Më pas kremin lëreni të pushojë pak dhe ndajeni në tri pjesë.
Në pjesën e parë shtoni biskotat e bluara, në të dytin bajamet e bluara dhe në të tretin miellin e kokosit.
Sipas kësaj radhe, rendisni të gjitha njëra mbi tjetrën në tavën adekuate. Petat shtrijini mirë.
Në fund, torten vendoseni në frigorifer për t’u forcuar.
Para shërbimit, torten zbukurojeni sipas dëshirës.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.