Përbërësit:
3 petë të gatshme
Për kremin:
800gr keksa të bluar,
80gr kokos,
40gr kakao,
250gr margarinë,
0.5ml qumësht,
sheqer,
1 çokollatë gatimi,
lëng vishnje sipas nevoje.
Përgatitja:
Qumështi vlohet dhe i shtohet margarina pasi të shkrihet i shtohet çokollata dhe kakao (qumështit i hedhim sheqer sipas dëshirës), pastaj keksave të bluar ju shtohet kokosi dhe përzihen së bashku pastaj i hidhet qumështi i zier në përbërësit tjerë dhe përzihen së bashku deri sa të krijohet masa homogjene, nëse mbetet e trash i shtohet lëngu i vishnjes sipas deshirë. Me këtë krem lyhen petë pastaj në fund lyhet me shllagë dhe për dekor i grijmë me rent çokollatë për dekor.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.