Torta Trileçe

spot_imgspot_img

Përbërësit:
1 e 1/4 filxhane caji
1 luge caji pluhur pjekes
1 filxhan caji sheqer
1/3 filxhan caji vaj
5 veze
2 luge caji vanilje
1 e 1/2 filxhana caji qumesht te zakonshem
1 filxhan caji qumesht te kondensuar
1 e 3/4 filxhana caji pana
1 luge gjelle rum
pak fare kripe

Përgatitja:
Perziejme miellin, pluhurin pjekes dhe kripen. Ne nje tas tjeter , perziejme vajin sheqerin dhe vaniljen.Shtojme gjithashtu vezet ( nje nga nje ) deri sa te jene perzier mire. Shtojme gjysem filxhani qumesht dhe ngadale e hedhim tek masa e miellit. E hedhim tere perzierjen ne nje tave dhe e pjekim per 30-40 minuta ne 325 F .

Pasi piqet mire e hedhim ne nje pjatance me ane te ngritura. E shpojme kekun ne 20-30 vende me pirun. E veme te ftohet ne frigorifer per nja 30 minuta. Ne nje ene rrahim 1 filxhan qumesht te zakonshem , 1 filxhan qumesht te kondensuar, 1 filxhan pana dhe rum. Ngadale e hedhim kete mase mbi kekun. E leme ne frigorifer edhe per 1 ore tjeter duke e shtypur me luge , ne menyre qe keku te thithe qumeshtin. Ne nje tas perziejme 3/4 filxhani pana , 1 luge caji vanilje dhe 1 luge gjelle sheqer. E rrahim deri sa te krijohet nje mase e njetrajtshme e me te lyejme siperfaqen e kekut. E sperkasim me kanelle dhe me fruta te fresketa ose recelra te tyre.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakTorte me Karrota
Artikulli tjetërTorte me Tri Shije

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu