Përbërësit:
6 të bardha të vezëve,
80 gr sheqer,
3 të kuq të vezëve,
60 gr arra të bluara,
40 gr miell,
1/2 lugë të pluhurit për pjekje,
1 lugë lëvore të gërryer të limonit,
1 lugë lëvore të gërryer të portokallit.
Për kremin:
3 të kuq të vezëve,
80 gr sheqer,
70 gr miell gruri tip 400,
600 ml qumësht,
250 gr gjalpë,
2 qese sheqer vanilje,
100 gr pemë të sheqerosura,
100 gr arra të bluara trashë,
3-4 lugë lëng portokalli.
Përgatitja:
Ndani të kuqtë nga të bardhat e vezëve. Nga të bardhat e vezëve tundeni një masë si dëborë dhe qiteni sheqerin ngadalë, pastaj arrat e bluara, lëvoren e gërryer të limonit dhe të portokallit, të kuqtë e vezëve dhe, në fund, miellin që më parë e keni përzier me pluhur për pjekje.
Gjysmën e kësaj mase qiteni në kallëpin e mbuluar me letër për pjekje, me diametër 20 cm dhe piqeni në furrë të nxehur 180 gradë celsius për 10 minuta. Në të njëjtën mënyrë piqeni dhe gjysmën tjetër të kores së tortës. Lini ato që të ftohen.
Gjatë kësaj kohe, përgatiteni kremin. Të kuqtë e vezëve përzieni me sheqer. Një pjesë të qumështit të ftohtë rreth 150 ml, përzieni me të kuqtë e vezëve dhe me miell, kurse pjesën tjetër të qumështit vlojeni.
Kur të vlojë qumështi, largojeni enën nga zjarri dhe në të qiteni masën e përgatitur. Duke e përzier vazhdimisht, ziejeni edhe 7-8 minuta dhe ftoheni.
Në krem përzieni sheqerin e vaniljes, pemët e sheqerosura, arrat, lëngun e portokallit dhe gjalpin që më parë e keni përzier derisa është formuar shkuma.
Koren e pjekur të tortë lyejeni me 2/3 e kremit dhe mbulojeni me korën tjetër, e me pjesën e mbetur të kremit, lyejeni tortën në tërësi.
Servimi:
Tortën mirë të ftohur servojeni me ajkë të ëmbël të tundur dhe stoliseni me copëza të pemëve të sheqerosura./ Emathja.com
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.