Përbërësit për rollad:
6 vezë,
60gr sheqer,
90gr miell,
40gr nisheste.
Përbërësit për akullore:
200gr cokollad 60% kakao,
4 vezë,
100gr sheqer,
250ml krem qumesht hopla.
Përgatitja e rollades:
Së pari tundim vezët me sheqer, pasi te ken mar formën e kremi ia shtojmë miellin me nisheste gradualisht duke I përzierë me kujdes. Kjo pas vendoset në tepsi katërkëndëshe dhe piqet ne 180°C për rreth 15min.
Kremi:
Së pari cokolladën e shkriejmë në avull dhe e lëmë në një anë që të ftohet. Vezët I tundim shumë me sheqer, pastaj tundim edhe kremin dhe I përziejmë së bashku. Në fund ia shtojmë cokolladën e shkrier por jo të nxetë.
Me kremin e fituar lyejmë petën e pjekur dhe të ftohur tërsisht, e rrotullojmë duke ia dhënë formën e rrolladës dhe I prejmë cdo 1,2 cm. Rrolladad e fituara I vendosim për rreth një ene të rrumbullakët të cilës fillimisht ia shtrojmë një folie plasmani më pas mesim e mbushim me krem dhe pjesët e rrolladës së mbetura I vendosim në sipërfaqe të enës përmbi krem. E lëmë në ftohës që të ngrihet rreth 2 orë./ Emathja.com
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.