Përbërësit për pandispanjën:
5 vezë
200 gr margarin
250 gr sheqer
1 dl qumësht
250 gr miell
1 pluhur per pjekurina
1 lugë kakao
Përbërësit për kremin:
180 gr qokollatë kuzhine
1 dl qumësht
2 të verdha te vezëve
140 gr sheqer
150 gr margarin
100 gr arra te bluara
50 gr sheqer pluhur
Përgatitja e pandispanjës:
Të bardhet e vezëve ndahen nga të verdhat e vezeve dhe tunden derisa te fitohet një shkumë e fortë. Në një enë tjetër tunden të verdhat e vezeve me margarin dhe sheqer dhe shtohet gradualisht qumshti dhe mielli i përzier me pluhur per pjekurina dhe tunden gradualisht me mixer. Ne këtë masë të tundur shtohen të bardhat e vezëve të tundura në shkumë dhe perzihet pastaj ngadalë me tel kuzhine. Masa e fituar ndahet ne dy pjesë dhe njeres pjesë i shtohet një lugë kakao. Kjo mase qitet në tepsi të mbuluar me leter per pjekeje dhe piqet ne temperature 200 grade dhe njesoj piqet edhe pandispnja e verdhë.
Përgatitja e kremit:
Në një enë perzihet qokollata e grimcuar, qumshti dhe të verdhat e vezëve dhe sheqeri dhe zihen ne avull duke i perzier gjatë tërë kohës derisa te fitohet një mase kompakte dhe në këtë masë shtohen edhe margarina dhe arrat dhe perzihet mirë.
Mbi pandispanjen ngjyre kafe te pjekur shtrohet masa e zier me qokollate dhe mbi te vendoset masa tjetër e verdhë dhe mbi të hidhet sheqer pluhur. / Emathja.com
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.