Torte Bavareze

spot_imgspot_img

Përbërësit për kremin:
250ml qumeshte,
125ml pana per embelsira,
100gr sheqer (nese ju pelqen me pak e embel reduktojeni ne 80gr),
3 te verdha vezesh,
2 pjeshke mesatare,
6gr xhelatine pjeshke,
1/2 bustine vanilje.

Përbërësit për shurupin:
200gr sheqer,
375ml uje.

Përbërësit për salcen me pjeshke:
2 pjeshke mesatare,
lengun e 1/2 limoni,
100ml shurup.

Përgatitja:
Pregatisim si fillim shurupin duke vendosur te zieje uji me sheqerin ne zjarr mesatar dhe ne momentin qe kane marre vale shtojme 4 pjeshket e qeruara te cilat i leme te zbuten per rreth 8 minuta. E heqim enen nga zjarri, heqim edhe pjeshket nga shurupi dhe i leme te ftohen ne nje ane.
Nderkohe pregatisim kremin: vendosim fletet e xhelatines se pjeshkes per tu zbutur ne nje ene te vogel me uje te ftohte. Ne nje tenxhere ngrohim qumeshtin me gjysmen e sheqerit (40-50gr) dhe vaniljen duke patur kujdes qe mos ta cojme drejt vlimit, por vetem te shkrihet sheqeri.
Rrahim ne nje tas me ndihmen e mikserit elektrik te verdhat e vezeve me sheqerin e mbetur derisa perberja te marre ngjyre te hapur dhe te fryhet. Ia shtojme kete dalengadale qumeshtit qe kemi ne zjarr shume te ulet duke e perziere here pas here per rreth 5-6 minuta, por perseri nuk duhet ta cojme ne vlim.
E heqim perberjen nga zjarri dhe e hedhim ne nje tas qelqi ose ene tjeter ne te cilen shtojme se fundi xhelatinen e shtrydhur mire me dore dhe e perziejme ne menyre qe te shkrihet. E leme kremin te ftohet ne temperature ambjenti dhe vetem pasi te jete ftohur plotesisht, shtojme 2 nga pjeshket te prera ne copeza te vogla.
Ne nje ene rrahim panen per embelsira (mundesisht ta kemi futur ne frigorifer rreth 2 ore perpara rrahjes) dhe ia shtojme kremit duke e perziere me kujdes nga poshte larte ne menyre qe masa te mos bjere. E hedhim kremin neper gota apo stampa te tjera dhe e leme te ftohet ne frigorifer per te pakten 4 ore.
Pregatisim se fundi edhe salcen me pjeshke: kalojme ne mikser 2 pjeshket e mbetura te cilave u kemi hequr berthamen me 100ml shurup dhe lengun e limonit. Kete salce e fusim ne frigorifer dhe ia shtojme kremit vetem ne momentin qe ky eshte ftohur. Mund ta shoqerojme bavarezen me pjeshke me copeza frutash te fresketa, pak pana te rrahur apo biskota.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu