Perbersit:
130 gr gjalpë kikirikësh
75 gr margarinë
125 gr sheqer
110 gr sheqer i kaftë
2 vezë
1/2 lugë e mesme ekstrakt vanilje
125 gr miell
1 lugë pluhur pjekurinash
pak kripë.
Pergatitja:
Ndezim furrën në 180 C. Lyejmë një enë 23cm për pjekje me gjalpë.
Në një enë të mesme, përziejmë margarinën dhe gjalpën e kikirikut. Gradualisht shtojmë sheqerin e kaftë, sheqerin e bardhëm vezët dhe vaniljen; përziejmë deri sa të trashet. Kombinojmë miellin, pluhurin për pjekje dhe kripën; shtojmë tek masa e gjalpës së kikirikut deri sa të përzihet mirë.
Pjekim për 30-35 minuta në furrën e parangrohur. Lëmë të ftohet dhe prejmë në katrorë.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.