Përbërësit për një pandispanjë:
5 të bardhe të vezëve
150 gr sheqer
150 gr arra të bluara
1 lugë galetë
1 lugë miell
1 lugë çaji pluhur për pjekurina
(Këta përbërës janë vetëm për një pandispanjë.Nevoiten dy copë pandispanje.Ose mund t`i dyfishoni përbërësit dhe të pjekni vetëm një petë e ta ndani horizontalisht përgjysmë)
Përbërësit për fillin:
500 ml qumësht
2 pudinga vanile
10 të kuqe të vezëve
250 gr margarin
250 gr sheqer pluhur
100 gr çokolatë kuzhine
Për dekorim nevoiten 2 shllaga
Përgatitja:
Fillimisht rrahim të bardhat e vezëve,pastaj i shtojmë përbërësit e tjerë.Masën e qesim në tepsi të shtruar me letër të yndyrshme dhe e pjekim në temperaturë 180*C rreth 20 minuta.
Deri të piqen të 2 pandispanjat përgatisim fillin.
Ziejmë pudingun me qumësht si çdo puding tjetër.E lejmë anash të ftohet.Margarinën e rrahim me mikser me sheqerin pluhur.Te verdhat e vezëve gjithashtu i rrahim me mikser dhe të gjitha i bashkojmë.
Fillin e ndajmë në dy pjesë dhe njërës pjesë ia shtojmë çokolatën e shkrirë.Lyejmë petat dhe i dekorojmë me shllag.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.