Përbërësit për brumin:
80 gr buter,
5 veze,
2 te verdha te vezeve,
1 maje thike levore limoni,
150 gr sheqer,
150 gr miell,
2 luge gjelle niseshte.
Përbërësit e tjerë:
4 luge gjelle sherbet,
4 luge gjelle leng portokalli,
4 luge gjelle rum,
175 gr zhele me shije bruznice,
150 gr marmellad pjeshke,
100 gr marcipan,
1 luge gjelle sheqer pluhur,
150 gr Fondant,
150 gr marcipan,
100 gr bajame te prera ne rriska.
Përgatitja:
Marrim nje tepsi 26 cm dhe e mbulojme me leter per pjekje. Shkrim buterin. Furren e ngrohim ne 200 Grad. Vezet,te verdhat e vezeve, levoren e limonit dhe sheqerin i qesim ne nje ene dhe kete ene e vendosim mbi nje tenxhere te mbushur me uje te nxeht qe eshte duke vluar dhe me mikser e rrahim masen me veze deri sa te trashe.
Miellin dhe niseshten e perzim dhe e qesim me masa nga vezet. Pastaj buterin ia qesim ngapak e ngapak dhe pastaj e qesim brumin ne tepsi dhe e lem per 30 minuta te piqet. Pasi te piqet e largojme nga furra dhe e lem qe te ftohet.
Peten e ndajme ne 3 pjese. Sherbetin, lengun e portokallit dhe rumin i perzim dhe me kete i lagim secilen pete te prere. Vendosim njeren pete ne nje pjate te madhe dhe e lyejm me zhelet e shkrira vendosim peten tjeter prap edhe kete e lyejm me zhelet e shkrira dhe ne fund ia vendosim peten e fundit.
Marmelladen e perzim me 1 luge gjelle uje dhe e qesim e zim. Me 3/ e kesaj mase e lyejm gjithe torten me brush. Nga marzipani i perzir me sheqer bejme nje pete 2-3 cm te trash bejme nje rreth sa eshte torta dhe ia qesim tortes mbi.
E lyejm me brush peten me pjesen tjeter te mbetur te marmellades dhe e lem qe te thahet.
150 gr Fondant e nxehim pak dhe me 3/4 te saj e lyejm torten mbi.
Pjese tjeter te fondant te mbetur ia qesim sheqer me ngjyre dhe e dekorojm si ne foto torten.
Dhe ne fund rrethin e tortes e dekorojme me fleta te bajameve qe jane te prera.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.