Përbërësit për brumin:
2 vezë, 3 lugë gjelle pluhur për pjekurina të kuq, 14 lugë miell, 14 lugë sheqer, 14 lugë vaj, 14 lugë kos, 1 lugë sode buke (bën dhe peciv), 1 pako vanillë, reqel (opcionale dredhëze, molle, pjeshke).
Për kremin:
600gr ajkë e ëmbël, 2 vezë (vetëm të bardhen), 1 filxhan kafeje sheqer, 2 pako Krem djathi.
Përgatitja:
Të gjithë përbërsit e cekur për brumin i vendosim një nga një në një enë dhe i përziejmë me mikser, derisa të fitojmë një masë homogjene.
Pastaj brumin e ndajmë në dy pjesë, në këtë mënyrë fitojmë brumin për dy petat, por nëse kemi dëshir që torta të del e mirë në pamjë ather bëjmë dy herë burmin.
Brumrat e përgaditur i vendosim në tavë për pjekje dhe i pjekim në furrë në temperaturë 200 gradë përafërsishtë 30 minuta.
Pasi t’i kemi pjekur petët, fillojmë me përgaditjen e kremes.
Fillimisht rrahim të bardhët e vezëve, krem djathin dhe sheqerin, pastaj shtojmë ajkën e ëmbel masën e miskojmë derisa të fitojmë një kremë të dendur (kremi i përgaditur është për mbushjen brenda, por mbetet dhe për lyerjen e tortes nga jashtë, për këtë rast kemi vendosur të mos bëjmë lyerjen nga jashtë).
Në enën për servim, shtojmë njërën petë, sipër shtojmë kremin e përgaditur, pastaj shtojmë petën tjetër.
Sipas dëshires torten mundë ta servojmë vetëm kështu, ose mundë ta lyejmë me kremë të bardhë anash.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.