Perbersit:
4 vezë
1 gotë sheqer
1 gotë vaj vegjetal
1 gotë kokos
1 gotë arra ose lajthi
1 gotë miell misri
1 vanilje
1 Pluhur pjekje
PËR SHËRBET
1 gotë sheqer
2 gotë ujë
PËR KREM
1 shllag krem
1 litër qumësht
1 gotë nisheste
1 vanilje
gjysme gote sheqer.
Pergatitja:
Të gjithë përbërësit e tortës me rend derdhni në një enë, e përzieni rreth 5-6 minuta me mikser.
Glazurën e përgatitur e derdhim tek ena e pjekjës, e vëmë në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius për rreth 30 minuta pjekje.
Duke e pjekur tortën, ujin dhe sheqerin e derdhim në tenxhere, në zjarr mesatar e përziejmë rreth 3-4 minuta.
Sherbetin e lëmë të ftohet, pas pjekjës së tortës, ia derdhim sherbetin e ftohtë tortës së nxehtë.
Në një tenxhere tjetër e derdhim qumështin, nishestën, vaniljën, sheqerin e përziejmë në zjarr mesatar.
Pasi të nxehët glazura mjaftueshëm ia derdhim shllag kremin dhe e përziejmë mirë, shllag kremin e përfituar e derdhim përmbi torte.
Zbukurimin e tortës e bëni me kanellë ose lajthi.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.