Përbërësit:
- 2 copë vezë
- 1 filxhan sheqer pluhur
- 1/2 filxhan vaj luledielli
- 1 filxhan qumësht
- 2 lugë kakao
- 1 filxhan miell
- 1/2 pako pluhur pjekje
- 1 pako vanilje
Përgatitja:
Thyejeni vezët në një enë dhe shtoni sheqer , me ndihmën e një mikser, rrihni masën për rreth 5 minuta.
Shtoni vajin, gjysmën e qumështit dhe kakaon dhe përzieni përsëri. Lini mënjanë gjysmën e mbetur të gotës qumësht. Ndani ½ e filxhanit të kësaj përzierje nga përzierja që keni përgatitur.
Shtoni miellin, pluhurin për pjekje dhe vaniljen në përzierjen e mbetur dhe rrihni me mikser për 2 minuta të tjera.
Derdhni brumin e tortës që keni përgatitur në një enë katrore për pjekje,të lyer me yndyrë.
Piqeni në furrën e parangrohur 180 gradë për rreth 20 minuta.
Pasi ta keni marrë tortën nga furra, kombinoni qumështin e mbetur me përzierjen e kakaos që keni lënë mënjanë, përzierjen hidheni mbi tortën e nxehtë. Sigurohuni që e gjithë torta të laget.
Ftoheni dhe dekorojeni sipas dëshirës.
© 2021, Emathja.com. All rights reserved.