Përbërësit:
- 200gr miell kokosi,
- 85gr sheqer,
- 2 vezë të rrahura,
- 200gr çokollatë e bardhë, e imët,
- 100gr vishnje të pjekura dhe të errëta, të pastruara.
Hapat:
E ngrohim furrën deri në 180 gradë, kallëpin e tortës e mbështjellim me letrën e pjekjes.
Në një enë të madhe e miksojmë miellin e kokosit, sheqerin, vezët dhe çokollatën, e më pas butësisht i përziejmë edhe vishnjet.
E derdhim në kallëp dhe e pjekim për 20 minuta, derisa nuk e merr ngjyrën e verdhë ari.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.