Përbërësit:
300 ose 500 gr keksa të bluar,
4 gota qumësht ose lëng molle,
250 gr margarinë,
1 sheqer pluhur,
300 gr arra të bluara ose (rrush terur),
1 çokoladë,
2 shllaga dhe zbukurime tortëje.
Brumi i tortës ka këtë përmbajtje:
9 ve,
9 lugë sheqer,
8 lugë miell,
3 lugë kakao,
1-2 luge vaj (pas pjekjes e ndan përgjysmë).
Përgatitja:
4 gotat e qumësht ose lëngun mollës i zbrazë në keksët e bluar. Pastaj i përzien. Margarinën dhe sheqerin pluhur i bën bashkë në një enë tjetër ku janë edhe keksat. Njëjtë veproni edhe me arrat dhe rrushin e terur.
Pas përzierjes së tyre i ndan ato në pjesë të barabarta dhe njerëz pjesë të keksëve ua qet çokoladën e shkrirë e cila ua ndërron atyre ngjyrën, Njërën petë të tortës, do të thotë gjysmën tjetër, e lyen me njërën prej pjesëve të tjera të keksëve dhe mbi të e vendos pjesën tjetër. Kështu vazhdoni gjersa torta ta merr formën e bukës dhe më pastaj e zbukuroni atë me shllag.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.