Përbërësit për biskotë:
4 veze ,
80g sheqer ,
4 luge qumesht ,
70g miell tip ,
1 pluhur per gatuarje.
Për kremën:
30g xhelatine pluhur ,
12 lugë uje,
600ml jogurt ,
1kg dredheza ose pem te tjera ,
500ml ajke te embel per shllag ,
250g sheqer pluhur
Përgatitja:
Vezet dhe sheqerin te perzihen me mikser elektrik derisa te fitoni nje mase te dendur.
Shtoni qumeshtin , miellin perzieni me pluhurin per gatuarje , perzieni lehte dhe e derdhni ne kallepin per torte (26cm) te cilin e mbeshtjellni me leter per pjekje.Piqeni ne furre te nxehte 180 grade cencius 30 minuta.
Xhelatinen e perzieni me uje te ftohte dhe e lini te qendroje 10 minuta. I nxeni (por jo ta vloni)200ml jogurt dhe ne te , me perzierje , shkrijeni xhelatinen e fryre dhe shtoni jogurtin e mbetur.
Pemet i lani , nje pjese te tyre i renditni mbi biskoten e ftohte , kurse te tjerat i grini imet .
Ajken per shllag e perzieni me mikser elektrik derisa te fitoni shllagun dhe ne fund e perzieni sheqerin pluhur.
Jogurtin me peme dhe shllagun i perzieni lehte dhe i derdhni mbi biskote.
Torten mbajeni ne frigorifer disa ore, derisa te forcohet. / Emathja.com
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.