Përbërësit për petë:
6 vezë
400 gr sheqer
400 gr miell
2 lugë kakao
3 lugë të vegjël vaj
1 pluhur për pjekje
Përbërësit për fill:
1/2 qumësht
4 lugë sheqer
9 lugë miell
250 gr margarin
200 gr sheqer pluhur
Përbërësit për mbështjellje:
200 gr kokos
1 çokolladë për pjekje
Arra sipas dëshirës
Përgatitja:
Së pari rrahim vezët me mikser, shtojmë sheqerin dhe vazhdojmë të rrahim derisa fitohet një masë e dendur.
Pastaj shtojmë miellin, kakaon, dhe pluhurin për pjekje. Masën e fituar te brumit e pjekim në 250 °C.
Pasi të piqet brumi, me një gotë e ndajmë brumin në rrathë.
Përgatitja e fillit:
Qumështin e ndajmē në 2 enë për gjysmë, në një enë vendosim qumështin me 4 lugë sheqer, në enën tjeter qumështin me miell.
Qumështin me sheqer e vëmë në zjarr, pasi te filloj të vlojë, shtojmë pjesën tjetër të qumshtit me miell, dhe e përziejmë derisa të fitohet një masë e dendur.
Margarini duhet të jetë në temp.të dhomës dhe i shtojmë sheqer pluhur. Masës së fituar më parë i shtojmë margarinin me sheqer pluhur.
I bashkojmë dy rrathë të petës, i lyejmë me fill në mes, dhe anash, dhe më pas i rrokullisim në kokos.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.