Përbërësit:
- 10 te bardha te vezes,
- 10 luge sheqer,
- 200 gr arra te bluara,
- 2 luge biskota te bluara.
KREMI:
- 1 l qumësht,
- 10 te verdha te vezes,
- 100 gr sheqer,
- 3 puding vanilje,
- 3 luge miell nisheste,
- 150 gr margarin,
- 200 gr çokollatë te bardhe,
- 200 gr çokollatë per zierje,
- ekstrakt vanilje ose sheqer vanilje per arome,
- 700 ml ajkë e embel(hoplla per embelsira).
Hapat
Perziejme te bardhat e vezes ne shkume te forte duke shtuar gradualish sheqerin
Pastaj shtojme arrat e bluara dhe biskotat e bluara
Masen e qesim ne kallep te madh te shporetit te rrymes te mbuluar me leter per pjekje
Pjekim ne 180 grade per 10-15 minuta ose derisa skajet te largohen paksa nga letra
Pasi te ftohet presim ne dy pjese
Per kremin perziejme te verdhat e vezes me sheqerin,shtojme pak qumesht,pluhurin e pudingave dhe miellin
Perzijme mire qe mos te mbeten kokerrza nga mielli,shhtojme pjesen e mbetur te qumeshtit dhe veme te vloje
Perzijme vazhdimisht derisa kremi te trashet
Kremin e largojme nga zjarri,ndajme ne dy pjese vecmas
Ne njeren shtojme cokollaten e bardhe,kurse ne tjetren cokollaten e zeze dhe perzijme veqmas derisa te shkrihen cokollatat
Ne te dy kremerat shtojme nga 75 gr margarin dhe perzijme derisa te shkrihet edhe margarina
Perzijme ajken e embel derisa te behet shkume e forte
Nga kremi i ajkes se embel marim nga tri luge te plota dhe shtojme tek secili krem i cokollates dhe p[erzijme kurse pjesen e mbetur te ajkes se embel e leme ashtu sic eshte
Ne nje tabaka radhisim nje shtrese pandispanje,kremi me cokollaten e bardhe,shtrese e dyte e pandispanjes,kremi me cokollaten e zeze, dhe en fund kremi e mbeutur me ajken e embel
Ose sipas deshires mund te nderrojme vendet me kremerat e cokollatave,shija nuk do te ndryshoje
P.S petat e pandispanjes do te jene shume te buta,prandaj per ti vene te paren ne tabaka mund te perdorni letern dhe ta mbartni me te,gjithashtu edhe peten e dyte mbi krem e qesim me ndihmen e letres.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.