Përbërësit:
1 litra qumësht, 3 pudinga vanilje, 15 lugë sheqer, 250gr margarinë, 300gr arra të bluara, 300gr biskota të bluara, 300gr kokos.
Glazura:
150gr çokollatë, 3 lugë qumësht, 3 lugë sheqer, 125gr margarinë.
Përgatitja:
Ndajme nje gote qumesht nga 1 liter ,kurse pjesen tjeter e veme te vloj.
Ne qumeshtin qe ndajme tretim pluhurin e pudingave.
Ne qumeshtin qe vlon shtojme sheqerin dhe me pas pudingat e tretura.
Perziejme derisa te trashet pudinga .Largojme nga zjarri dhe leme te ftohet pak.
Margarinen e rrahim veqmas dhe me pas e shtojme tek pudingat e vakta.
Perziejme mire derisa te bashkohet mire masa.
Pudingen e trashur dhe te ftohur e ndajme ne tri ene vecmas.
Ne njeren shtojme biskotat dhe perziejme mire.
Ne te dyten shtojme arrat dhe ne te treten shtojme kokosin.
Ne nje kallep shtrojme se pari shtresen me biskotat dhe rrafshojme mire me dore ose me luge.
Me pas shtrojme shtresen me pudingen dhe arrat dhe ne fund shtresen me pudingen dhe kokosin.
Nese masa me kokosin behet pak me e trashe mund te shtoni dhe pak qumesht dhe te perzieni.
Per glazuren shkrijme cokollaten me qumeshtin dhe shtojme dhe margarinen .
Me kete perzierje lyejme torten persiper dhe leme te ftohet mire.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.