Perbersit:
250 gr thelpinj arrash
200 gr gjalpë
200 gr sheqer
150 gr niseshte
16 gr pluhur pjekurinash
4 vezë
ekstrakt vanilje
150 gr miell misri.
Pergatitja:
Së pari bluajmë arrat.
Më pas rrahim mirë me mikser gjalpën me sheqer duke krijuar një masë kompakte.
Kësaj mase i hedhim më pas vezët dhe të gjithë përbërësit e tjerë me rradhë përfshirë edhe arrat e bluara.
Masa hidhet në tavën me diametër 24, e cila më parë është lyer me gjalpë.
Piqet në furrën e parangrohur në 180 gradë për 50-60 minuta. Shërbehet e spërkatur me sheqer pluhur.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.