Përbërësit:
5 veze,
200 ml jogurt,
200 ml vaj,
300 gr sheqer,
300 gr miell,
200gr boronica,
1 luge te ushqimit pluhur per torte (pecive).
Përgatitja:
Ndajme te verdhat e vezeve dhe i tundim me sheqerin pastaj ia shtojme jogurtin, vajin, miellin dhe peciven.
Pastaj tundim te bardhat e vezeve derisa te bahet nje shkume pastaj i bashkojme me masen e pare dhe i perziejme ngadale me tel dore.
Lyjme tepsin me vaj, e sperkatim me miell qe brumi mos te ngjitet.
Hedhim brumin ne tepsi, ia qesim 200gr boronica dhe e pjekim ne temperature 200 grad per 30 minuta.
Mbas pjekjes e dekorojme me sheqer pluhur.
Derguar nga Drita
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.