Përbërësit:
- biskota prej çokollate për torte
- pak qumësht dhe rum
Përbërësit për krem:
- 450 g pure gështenjash
- 6 lugë ajkë e ëmbël
- 7 lugë sheqer pluhur
- pak lëng limoni
- 100 g sheqer pluhur
- lyerje çokollate
- masë për zbukurim
Përgatitja:
Puresë së gështenjave i shtohen ajka, sheqeri dhe lëngu i limonit, sa për t’i dhënë shije. Sipas dëshirës, shtohet edhe pak rum. Biskota pritet horizontalisht dy herë dhe të tri shtresat lagen me përzierjen e rumit me qumësht.
Dy shtresat e poshtme lyhen me krem dhe ngjiten njëra me tjetrën.
Gatuhet shtresa për zbukurim me sheqerin pluhur, shtrihet gjysma në tërë sipërfaqen e tortës dhe anash. Mbi të derdhet një shtresë çokollatë e shkrirë.
Nga pjesa tjetër e masës për zbukurim bëhen figura të ndryshme me të cilat zbukurohet torta. / Emathja.com
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.
ADVERTISEMENT