Përbërësit:
250gr biskota me cokollate, 100gr gjalpë, 1+1/2 filxhan gjalpë kikirikësh, 300gr Krem djathi, 1/2 filxhan sheqer, 100gr pana.
Për pjesën sipër:
3 lugë çokollatë e shkrirë, 3 lugë gjalpë kikirikësh.
Përgatitja:
Marrim biskotat me çokollatë dhe i shtypim ose i grijmë me grirësin elektrik. Më pas i shtojmë dhe gjalpin e shkrirë. I trazojmë mirë bashkë.
Në një tavë të rrumbullakët shtrojmë letër kuzhine dhe hedhim në të masën e përgatitur. E shtypim mirë me dorë ose me lugë. Vendosim tavën në frigorifer përreth gjysmë ore.
Ndërkohë, në një enë qelqi hedhim maskarponen, sheqerin dhe 1 filxhan gjalpë e kikirikut. Fillojmë ti rrahim derisa të arrijmë një masë të fryrë. Në një enë tjetër hedhim panën, e rrahim me rrahësin elektrik derisa të fryhet.
Bashkojmë panën e rrahur me përbërësit e enës tjetër. Duhet të kemi kujdes që ti trazojmë nga poshtë lart në mënyrë që masa të mos shfryhet.
Vendosim tortën në frigorifer për disa orë.
Në momentin që do ta shërbejmë nxjerrim tortën nga frigoriferi dhe i hedhim sipër çokollatën e shkrirë dhe me ndihmën e një xhepi pastiçier bëjmë edhe disa vija me çokollatë të ndërthurura së bashku me disa vija me gjalpë kikiriku. Torta është gati për tu servirur. Të gjithë të ftuarit tuaj do të mbeten të kënaqur nga kjo ëmbëlsirë.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.